Rama në Fier/ Inspekton zonën ku do të ndërtohet spitali i ri nga turqit (VIDEO)

Rama në Fier/ Inspekton zonën ku do të ndërtohet spitali i ri nga turqit (VIDEO)

Kryeministri Rama ka shkuar ditën e sotme në Fier, për të parë nga afër tokën se ku do të ndërtohet Spitali Rajonal i Fierit i cili do të financohet nga qeveria turke.

Kjo vizitë vjen pak  ditë pas  takimit me Presidentin Erdogan në Truqi, ku u deklarua se Spitali Rajonal i Fierit do të jetë gati në vetëm tre muaj.

Toka ku do të ndërtohet ky spital është në pronësi të 12 familjeve, për të cilat kreu i qeverisë është shprehur se do të shpronësohen sipas ligjit.

Pavarësisht shpronësimit dhe marrëveshjes që këtyre familjeve iu është ofruar ka pasur kontestime nga pronarët të cilët kanë dalë edhe në protesta.

Gjatë një konference për shyp Rama ka deklaruar se përveç shpronësimit, familjeve do t’u jepet mundësia të ndërtojnë njësi shërbimi në tokat afër spitalit, si dhe do të dëmshpërblehen për çdo ditë vonesë nga marrëveshja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy