Papa: Rënia e Ramës ka nisur, kjo qeveri nuk prodhon më! Berisha tregoi forcë, ka shpresë (VIDEO)

Papa: Rënia e Ramës ka nisur, kjo qeveri nuk prodhon më! Berisha tregoi forcë, ka shpresë (VIDEO)

Gazetari Robert Papa thotë se që korrupsioni është galopant në Shqipëri dhe qeveria nuk ka bërë asgjë, kjo është evidente.

Por ai ndan bindjen se Bashkimi Europian, duhet të jetë i saktë dhe i qartë çfarë probleme ka me Shqipërinë dhe shqiptarët dhe se mos vallë e ka si me Turqinë dhe na paragjykojnë si vend mysliman.

Në studion e lajmeve të MCN Tv, Papa deklaroi se me këto artifica dhe ndërkohë që Amerika na mbështet, në kërkojmë të na hapen negociatat.

Sipas tij, në çdo organizëm ndërkombëtarë ku nuk është Amerika, ne nuk kemi mbështetje, pasi Europa na paragjykon dhe Franca nuk ka qenë aleati ynë asnjëherë.

Deklaratën e Kryeministrit Edi Rama i cili kërkoi që Shqipëria të bëhet anëtar i BE pa të drejtë vote, në kuadër të propozimit francez, Papa thotë se “Rama është në ikje për mua”.

Lidhur me deklaratën e kryedemokratit Sali Berisha, i cili kërkoi nga Bashkimi Europian që të hapë sa më shpejtë negociatat dhe nëse është në një linjë me Ramën, Papa shtoi se Berisha e tha se edhe pse qeveria nuk i ka bërë detyrat, por se ne meritojmë të hyjmë në BE.

Nuk ka politikan të thotë të kundërtën. Berisha është i zgjuar dhe thotë që ne si opozitë nuk duam të pengojmë hyrjen në Bashkimin Europian. Aq më tepër që politika jonë duhet të zbatonte rregullat eurpiane.

Aq më tepër që unë mendoj se disa politikanë nuk e mbështesin rrugën drejt BE.

Papa tha se nga protesta e 7 korrikut u ndje mirë dhe se ishin me mijëra shqiptarë në shesh, burra dhe gra të moshuar dhe prindër me fëmijë, madje ndau bindjen se kishte edhe të majtë.

Ka shpresë. Provokimi me dyer të blinduara ishte diçka sfiduese për njerëzit, ndërkohë që nuk pati asnjë incident. Mesazhet e Berishës ishte të qarta, hapje ndaj BE, asnjë sharje ndaj SHBA, dhe për herë të parë i tha se Rama është armik i im.

Ajo masë e madhe njerëzish, nuk është se ishin nga rrethet. Ndërsa garnitura, unë nuk do doja të fliste Kryemadhi, e cila është e akuzuar për korrupsion, por kjo është politika shqiptare duhet 51%. Berisha tregoi forcë.

Ambasadorja amerikane mua si qytetar nuk më tha mos dilni, mos shkoni dhe indirekt ata mbështetën protestën. Rama mbas skandalit të fundit që nuk shkoi në festën 4 korrikut, tregon se rënia e tij ka nisur.

Amerikanët nuk flasin dhe Shqipëria nuk është pozicionuar siç duhet përballë situatës me luftën sllave dhe vazhdon të sillet si vëlla me Vuçic. Ende vijnë anije ruse në Durrës.

Ti je armiku im i tha Berisha, po shpopullohet vendi. Kush është përgjegjësi? Natyrisht qeveria! Kanë ikur gjysmë milionë shqiptarë, të rinjtë këdo që takoj është si të ikin infermierë në Gjermani, ky vend nuk do të rrijë i zbrazët.

Nuk dua që të ketë këtë largim masiv nga vendi im. Njerëzit nuk ndihen mirë. Ai i thotë armik se ke bllokuar hyrjen në BE, ke nxitur largimin e shqiptarëve, je vasal i Vuçiç dhe ke bllokuar sistemin zgjedhor.

Mund ta shash Berishën tërë ditën, por Rruga e Kombit, etj., ka bërë gjëra që kanë mbetur, Rama është vetëm me fasada.

E ka përqendruar pushtetin në 4-5 oligarkë. Bari dhe çoban në Greqi, rezulton sikur ka miliona. Nuk e kuptoj se si funksionojnë këto skemat e djegësve. Kjo qeveri nuk prodhon më.

Politika qarkullon, Rama ka në pushtet që në 1997. Berishës kur ia kanë kërkuar është tërhequr, Rama nuk ka dhënë ndonjëherë dorëheqjen. Shfaqet energjik 77-78 vjeçar.

I pyetur nëse protesta tregoi një ndryshim në raportet mes Berishës dhe amerikanët, Papa tha se amerikanët mbështesin të fortin, janë arrogantë edhe në politikën e jashtme, edhe pse nuk është thënë asnjëherë fjala “non grata”, realiteti është realitet.

Unë do t’i thoja Kim, që partitë, liderat, kryeministrat në Shqipëri lërini ti vendosin shqiptarët. Edhe socialistët nuk janë anti-amerikanë. Me deklaratat ka krijuar një pakënaqësi. Fakti që nuk bëri thirrje mos shkoni në protesta, është një lloj ndryshimi.

Berisha vazhdon lojën e vetë politike ka një vit dhe tregon se e ka këtë aftësi. Personalisht nuk do të doja mosha kaq të mëdha, por faktet këto janë dhe në politikë si kudo tjetër, janë me aksione, me numra.

Teksa për dy muaj bëhet një vit nga shpallja “non grata” e Sali Berishës, i akuzuar për minim të demokracisë dhe korrupsion madhor, ai tha se minimi i demokracisë, është fjalë copy paste.

Dosje po të kishin, do kishte një rrjedhje. Nëse i bie zotit Berisha kur nuk i bie Ramës dhe Metës nuk ka kuptim, nëse do ti biesh na tregoni një dosje që të tregojmë dhe për të tjerët.

Ka një lloj dashamirësie zhgënjyese nga DASH për të majtën shqiptare. Janë të majtë intelektualë, nuk e kuptojnë se çfarë ka vuajtur ky popull në komunizëm.

Kim bëri gafën tjetër çfarë lidhje ka Pallati i Brigadave, 100 vjet bashkë. Kam frikë se zonja Kim, nuk e njeh historinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy