Gjoni: Moti në fundjavë me reshje dhe erëra të forta. Në Shkodër reshje intensive deri në shtrëngatë

Gjoni: Moti në fundjavë me reshje dhe erëra të forta. Në Shkodër reshje intensive deri në shtrëngatë

Moti gjatë fundjavës që na pret, do të dominohet nga reshje të përqendruara më shumë në disa qarqe të vendit, parashikon IGJEUM.

Për MCN live, meteorologjia Anira Gjoni, thotë se megjithëkëtë, temperaturat do të vijojnë të jenë të ngrohta.

Do të kemi një fundjavë më reshje, me erë të fortë që mund të shfaq problematika ne bregdet dhe temperaturat do të jenë të ngrohta.

Temperaturat minimale në bregdet do të shënojnë 11 °C, max, 15°C, në zonat e ulta, 10°C dhe max13°C,  dhe në zonat malore presim që temp min të regjistrojnë 6 °C dhe max 9°C.

Përgjatë ditës së diele, të hënë dhe të martë, maksimalet e ditës do të pësojnë një rritje dhe do të shkojnë deri në 17-18 °C, ndërsa minimalet do të vijojnë të qëndrojnë në ato vlera që parmenda.

Reshjet në fundjavë do të dominojnë Shkodrën me reshje deri në shtrëngata.

Problematike do të ngelet era përgjatë bregdetit dhe zona malore të cilat do të fryjnë të forta.

Sa i përket reshjeve, presim që qarku i Shkodrës të ketë reshje intensive dhe lokalisht do të shkojnë shumë intensive deri në shtrëngata. Në Kukës, reshjet presim të jenë mesatare dhe lokalisht të shkojnë intensive kurse në qarqet Lezhë, Korçë, Vlorë, Gjirokastër të jenë reshjet të dobëta mesatare.

Në qarqet tjera, reshjet do të jenë shumë të dobëta dhe lokale të dobëta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy