
Një shpërthim i ndodhur në një resorant indian në Mississagua, qytet në qendër të provincës së Ontarios, ka shkaktuar plagosjen e 15 personave, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Shpërthimi ndodhi pasi dy persona hynë në restorant dhe shpërthyen një bombë.
Policia e Torontos ka lëshuar një apel me anë të cilit i kërkon ndihmë publikut për të identifikuar dy autorët, pasi ka publikuar në Tuiter përshkrimin e tyre.
Një muaj më parë, një atentat i ngjashëm ndodhi në Kanada, ku një person u fut në turmë me furgonin që drejtonte, duke shkaktuar 10 të vdekur.
Ngjarja ndodhi në Toronto, jo shumë larg vendit ku po mbahej një mbledhje e G7-s.



