Gara për Këshillat bashkiak/ Ruko: Do luftojmë që të ketë profesionistë të komuniteteve të ndryshme, të ndihmojmë qytetarët të votojnë drejt

Gara për Këshillat bashkiak/ Ruko: Do luftojmë që të ketë profesionistë të komuniteteve të ndryshme, të ndihmojmë qytetarët të votojnë drejt

Gara për Këshillat bashkiak duhet se është lufta më e madhe në mesin e partive më të vogla, për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Mirela Ruko nga “Lëvizja Bashkë”, tha në “MCN live, se kjo lëvizje është në përgatitje për fushatën elektorale dhe faktit se duhet ndihmuar votuesit të bëjnë zgjedhjen e tyre të lirë e të drejtë.

Sipas saj, ata po angazhohen në tre shtylla kryesore të synimit për këshillat bashkiak.

Fushata elektorale nuk ka filluar por jemi duke u marrë më përgatitjet në fillimin e fushatë elektorale, duke bërë takime me anëtarësinë, me qytetarët dhe duke ftuar njerëzit që duan të ketë zgjedhje te lira dhe të drejta në përputhje me ligjin, të jene vullnetarë dhe të na ndihmojnë në fushatë.

Jemi mësuar me deklaratat dhe atmosferën që krijohet rëndom nga partitë që unë i quaj të vjetra, kështu që nuk është se ka ndonjë gjë të re nga këto parti që na krijon ndonjë gjë të re.

Ne synojmë numra aq sa qytetare do të na japim, po presim sondazhet që do të jenë në mënyrë të pavarur, varet nga pjesëmarrja në zgjedhje, varet nga kundërshtaret tanë, kështu që nuk ka të bëj,

Dua të them se nuk duhet të ketë vëmendje për pjesëmarrje të re çfarë propozohet. Shoh që ka propozime bombastike që bëhet nga kandidatë dhe kjo është njëfarë show, dhe nuk mendoj se këto janë propozime që do ti çojnë përpara kandidatët, thjesht është propagandë.

Ne do të angazhohemi në tre shtylla kryesore, duhet të ketë profesionistë brenda këshillit bashkiak. Të ketë njerëz të komuniteteve të caktuara, të cilët janë profesionistë, pastaj shtylla e tretë të ketë punëtor.

Ruko, thotë se Lëvizja Bashkë, do të angazhohet për një plan të ri urbanistik që të mos preken disa zona të ndjeshme në Tiranë.

Ne kërkojmë rishikimin e kontratave për ndërtime në disa qendra historike të Tiranës, kemi të bëjmë me disa shkelje, jemi kundërt ndërtimit të kullave, sepse mendojnë se qendra e Tiranës nuk duhet prekur më.

Ka nevojë për një plan të ri të urbanizimit të qytetit dhe të përcaktohet për hapësira të reja nëse ka rrethina ose jashtë Unazës së madhe nëse mund të ndërtohet dhe të ndërtohen mbi një plan urbanistik, dhe të jepen leje ndërtimi, por ka disa zona që nuk duhet prekur më.

Sepse është e vështirë të rikuperohen më çfarë është ndërtuar dhe hapësirat që janë zënë tashmë.

Ruko shprehu mbështetjen që për transportin publik të krijohen kushte me tarifë falas vetëm për disa kategori dhe shtim të flotës së autobusëve dhe korsive për to.

Janë 200 mijë njerëz që veprojnë çdo ditë dhe marrin transportin publik dhe në kërkojmë që shërbimi të jetë shumë i shpeshtë, të shtohen autobusët, korsitë, shërbimi të jetë cilësor, duhet të jetë zgjidhje e jo detyrim.

Pra, nëse duhet të ketë një transport të shpejtë atëherë do të reduktohet edhe ndotja e ambientit. Sa i takon kategorive ne mendojmë së duhet të jetë falas për disa kategori, siç janë pensionistët, studentët, ky shërbim tu ofrohet pa tarifë, të ketë një biletë elektronike e vlefshme për një periudhë kohore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy