Rama në Turqi për blerjen e “Bayraktar”, Ejupi: Shqipëria i pari vend në Ballkan që do të ketë këta dronë super të sofistikuar (VIDEO)

Rama në Turqi për blerjen e “Bayraktar”, Ejupi: Shqipëria i pari vend në Ballkan që do të ketë këta dronë super të sofistikuar (VIDEO)

Redaktori i TRT World, Abdyl Vehab Ejupi, arsyen e vizitës së palajmëruar të Kryeministrit Edi Rama në Turqi, e lidh me blerjen e gjashtë dronëve “Bayraktar”.

Në një lidhje me studion e lajmeve në MCN Tv, ai tha se në fokus të diskutimeve mund të jenë edhe sulmet kibernetike me të cilat u përball Shqipëria dhe potenciali që Turqia të ofrojë ndihmën në këtë aspekt.  

Dronët ‘Bayraktar’ duket se janë temë kryesore. Jemi në pritje të lajmit zyrtar. Në rast të konfirmimit Shqipëria do jetë vendi i parë në Ballkan që do të ketë këta dronë super të sofistikuar dhe vendi i katërt i NATO-s që do të ketë në dispozicion këto armë.

Çmimi i tregut është shumë më i lartë nga ai që thuhet. Rumania shteti i parafundit para Shqipërisë që bleu 20 dronë bajraktarë, vetëm një kushton 8 deri në 10 milionë dollarë.

Por droni nuk mund të bëjë asgjë pa qendrën kontrolluese dhe një batalion. Qendra kushton diku rreth 40 milionë dollarë. Aspekti ekonomik mund të ketë lehtësime, për Shqipërinë, por çmimi i tregut dallon shumë nga çmimi që kërkon nga Shqipëria dhe Ukraina me të cilat Turqia kërkon të ketë marrëdhënie shumë të mira.

Shtetet fqinje dhe me vendet që Turqia ka raporte strategjike, raportet e mira strategjike e bëjnë që të kenë favore në çmim nga Turqia, në dallim nga shtetet që janë vetëm aleatë në NATO-s, si Polona apo Rumania.

Niveli i afërt i raporteve diplomatike dhe ekonomike, lidhjet familjare mes shqiptarëve dhe turke, ku ka shumë shqiptarë në Turqi, bëjnë që Shqipëria ta konsiderojë Shqipërinë si shtet strategjik.

Nga ky aspekt raportet shkojnë përtej diplomatike, për shkak të pranisë së familjeve shqiptar.  

I pyetur nëse gjatë vizitës së Ramës është folur për ngritjen e një baze ushtarake turke në Shqipëri, Ejupi pohoi, por shtoi se nuk ka informacion se çfarë epilogu do të ketë kjo çështje.

Sipas tij, nëse bëhet një gjë e tillë, do të bëhet në kuadër të NATO-s dhe se edhe qendra në Kuçovë dhe Pashaliman, do jenë në kuadër të ombrellës së NATO-s.

Sa i takon mbylljes së një kolegji dhe kopshti pjesë e rrjetit “gulistan”, Ejupi tha se shkollat e Fetullah Gylen janë larg politikës së Turqisë.

Sa i takon mbylljes së shkollës është çështje e brendshme e shtetit shqiptar, ka qenë kërkesë e kahmotshme e Turqisë që këto shkolla të lidhura me organizatën terroriste gyleniste të mbyllen për shkak se përbëjnë rrezik shumë të madh.

Është shkelur ligji rëndë dhe është shkuar deri tek mbyllja e tyre. Axhenda në Turqi është shumë e ngjeshur, Turqia është një vend me axhendën ndër më të ngjeshur në aspektin global, nga lufta në Ukrainë e deri te raportet me SHBA.

Raportet me Shqipërinë kanë një rëndësi shumë të veçantë, por për shkak të axhendës shumë të ngjeshur nuk është përfolur shumë. Vetëm është raportuar lajmi, por nuk ka pasur shumë hapësirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy