Rritet akciza e naftës në Maqedoni (VIDEO)

Rritet akciza e naftës në Maqedoni (VIDEO)

Rritja e akcizës së naftës në Maqedoni, ka sjellë edhe reagimin e deputetëvë të VRMNO-DPMNE dhe partisë LSDM. Ata akuzojnë se rrtija po ndikon negativisht në buxhetin e çdo familje, ndërsa shprehen se qeveria e ka marrë vendimin në kohë të gabuar kur çmimi i naftës nëpër bursat botërore është rritur.

Sipas përllogaritjeve të opozitës, çmimet e rritura të karburanteve me 30 për qind shkaktojnë dëm prej rreth 40 milionë euro ndaj industrisë dhe transportit, ndërsa shpenzimet këtyre të fundit për një vit do të rriten me 5,5 milionë euro.

Shpenzimet e përgjithshme plotësuese nga rritja e akcizës, me të cilën do ta ulim konkurrencën e transportit maqedonas dhe do t’i rrisim shpenzimet që do të ndikojnë drejtpërdrejtë ndaj shpenzimeve të prodhimtarisë, ndaj shpenzimeve të produkteve finale për konsumim dhe shpenzimet për trafik rrugor – tha Dragan Cuklev, VMRO DPMNE.

Me rritjen e akcizës, sipas pushtetit, të ardhurat buxhetore do të rriten për 30 milionë euro, mjete që do të destinohen për investime në shëndetësi dhe arsim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy