
Kandidatja për kreun e PD, Edit Harxhi e quajti mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV procesin e zgjedhjeve Brenda kësaj partie si farsë. Por sipas saj pavarësisht garës farse, kryedemokrati Lulzim Basha do të dalë më i humbur se të gjithë kandidatët bashkë. Përmes emisionit Harxhi tha se është future në këtë garë për ti kthyer vlerat PD-së dhe pavarësisht “terrenit të minuar” siç e quajti ajo ka shanse që të fitojë.
“Procesi i zgjedhjeve në PD është farsë, por unë jo. Unë kërkoj që PD të kthejë vlerat morale dhe unë guxoj të hy në këtë garë pavarësisht terrenit të vështirë, për të treguar se ka shumë njerëz që duan ta rikthejnë PD në vlerat që ka pasur më parë, në vitet ’90. Për mua nuk është fasadë dhe dua të kem fitore morale nga e gjithë kjo sepse gara është e pabarabartë. Pavarësisht rezultatit të kësaj farse Basha do dalë më i humbur se sa të gjithë kandidatët bashkë. Mund të ndodhë që ta mund Lulzim Bashën. Në këtë terren kaq të minuar nuk i dihet asnjëherë çfarë ndodh”, tha Harxhi.



