
Sipas Koresë së Jugut, Koreja e Veriut ka testuar raketa me rreze të shkurtër, të cilat u lëshuan nga gadishulli Hodos në perëndim të vendit.
Nëse konfirmohet, atëherë kjo do të jetë raketa e parë që hidhet që kur Pyongyang-u testoi një raketë balistike ndërkontinentale në nëntor të vitit 2017.
Muajin e shkuar Pyongyang-u tha se kishte testuar atë që e përshkroi si një "armë taktike udhëzuese".
Ky ishte testimi i parë, që nga samiti mes udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe presidentit të ShBA-së Donald Trump që u mbajt në Vietnam, por që u mbyll pa një marrëveshje. /Marrë me shkurtime sipas BBC, përgatiti Erina Çoku/



