
Kompania amerikane e kozmetikës luksoze “L’Occitane” ka nisur procedurat për të shpallur falimentin dhe për të zvogëluar numrin e dyqaneve duke mbyllur 23 nga 166 që ka në SHBA.
Sipas dokumenteve të depozituara në New Jersey, L'Occitane që të zvogëlojë numrin e qirave në mënyrë që të pozicionohet për sukses më afatgjatë.
“Kompania mori vendimin pas përpjekjeve të përsëritura për t'u angazhuar me pronarët e saj për të adresuar kushtet e qirasë të dyqaneve", thuhet në njoftim. Vendimi nuk prek dyqanet jashtë SHBA-ve.
Ndërsa bukuria ishte një nga kategoritë më elastike gjatë pandemisë, rritja e shitjeve u zhvendos në internet.
Burimi Forbes



