Gjashtë persona humbën jetën si pasojë e dallgëve gjigante në Australi, ndërsa dy persona rezultojnë të zhdukur në det që nga e premtja. Kjo pasi në vende të ndryshme lartësia e dallgëve arriti deri në 3.5 metra.
Një peshkatar i cili ishte mbi shkëmbinj vdiq të dielën pranë Sidneit, pasi u përfshi nga dallgët duke e çuar në gjashtë numrin e të mbyturve gjatë fundjavës së Pashkëve në Australi, ku dallgë të mëdha u përplasën në bregun lindor.

Shërbimet e urgjencës u përpoqën të shpëtonin dy persona të cilët u larguan duke peshkuar në plazhin Wattamolla, por njëri prej tyre nuk mundi të shpëtonte, tha në një deklaratë policia e Uellsit të Ri Jugor. Peshkatari i dytë, një djalë 14-vjeçar ndodhet në gjendje të qëndrueshme në spital.
Të shtunën, dallgët arrinin 3.5 metra vende-vende fshinë një tjetër peshkatar në jug të shtetit të Uellsit të Ri Jugor.
Tre persona u mbytën të premten në New South Wales, ndërsa një grua vdiq pranë Melburnit.
Surf Life Saving Australia lëshoi një paralajmërim të enjten se fryrjet e forta do të krijonin kushte të rrezikshme surfing përgjatë brigjeve të Uellsit të Ri Jugor dhe Victoria.



