Skandalet më të mëdha të korrupsionit në Brazil së shpejti në kinema

Skandalet më të mëdha të korrupsionit në Brazil së shpejti në kinema

Skandali i korrupsionit “Petrobras” që tronditi Brazili do të kthehet në 2017 në një film, në sajë të kineastëve që vendosën të prodhojnë “një triller” duke marrë shkas nga realiteti.

Prej dy vitesh, brazilianët po ndjekim me vëmendje dhe me neveri hetimin “Lava jato” (proces i shpejtë në larje” që shënjestron ish-presidentin Lula, një numër politikanësh dhe drejtues biznesesh të pasur të akuzuar për përvetësimin e miliona dollarëve nëpërmjet kontratave të manipuluara të kompanisë publike të naftës “Petrobras”.

Pushtet, para, tradhëti, hetues të vendosur për zbardhjen e së vërtetës : Një ngjarje e përsosur për një skenarist ?

“Objektivi ynë është të bëjnë një film komercial”, deklaroi skenaristi Marcelo Antunez, që shpreson t’a nxjerrë në maj filmin e tij me titull ende të përkohshëm “Policë federalë” – Ligji është i njëjtë për të gjithë”.

Çështja është në fokus të brazilianëve, të mësuar të shohin çdo episod të ri marrë shkas nga aktualiteti.

“Kjo është një histori mjaft komplekse, jo vetëm se është në ndryshim çdo ditë e më shumë por për shkak se gjithçka nisi nga një çështje e thjeshtë hetimore”, sqaron kineasti për median në zyrat e produksionit në Rio.

Ai ka dashur t’ia nisë nga fillimi, kur policia zbuloi një rrjet të pastrimit të parave të pista në një stacion-shërbimi në Brazilia, që u provua se ishte maja e ajzbergut të një rrjeti gjigant korrupsioni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy