Në Maqedoninë e Veriut, janë 128 të infektuarit e rinj që i shtohen listës së pacientëve me koronavirus. Sipas Institutit të Shëndetit Publik janë kryer 1 025 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 128 pacientë.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona, katër pacientë nga Shkupi, një pacient nga Kërçova dhe një nga Struga.
Ndërkohë, numri i të shëruarve është më i madh se ai i rasteve të reja. Në 24 orë janë shpallur të shëruar 137 pacientë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 10 213. Numri i të shëruarve deri tani është 5564, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 466 pacientë.



