Punonte në një firmë për përpunimin e mermerit, aksidentohet dhe vdes 55-vjeçari në Skrapar

Punonte në një firmë për përpunimin e mermerit, aksidentohet dhe vdes 55-vjeçari në Skrapar

<p>Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skrapar ku një 55-vjeçar i cili punonte në një firmë mermeri është aksidentuar në punë dhe ka humbur jetën.</p> <p>Sipas policisë mësohet se në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar dy zyrtarë të firmës një 68-vjeçar banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik dhe një 50-vjeçar, banues në Greqi, me detyrë përgjegjës sektori, në të njëjtën firmë.</p> <p>Ngjarja ka ndodhur pranë një firme përpunimi mermeri, në vendin e quajtur Qafa e Devrisë në Skrapar, ndërsa arrestimi i tyre është vërë pasi akuzohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë ku si pasojë humbi jetën 55-vjeçari A.P., banues në Skrapar, i cili ishte i punësuar pranë kësaj firme.</p> <p>Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.</p>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy