Kandidatja për Kryeministre në Tajlandë, lind dy javë para zgjedhjeve

Kandidatja për Kryeministre në Tajlandë, lind dy javë para zgjedhjeve

Kandidatja për Kryeministre në Tajlandë, Paetongtarn Shinawatra, ka sjellë në jetë një djalë dy javë përpara se votuesit të shkojnë në qendrat e votimit.

Paetongtarn, vajza më e vogël e ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra, postoi fotografi të foshnjës së saj, të quajtur Prutthasin Sooksawas, me nofkën Thasin, të hënën në rrjetet sociale.

Paetongrarn tha se do të flasë me media pas disa ditësh, kur të jetë më e fortë. Ajo vetëm kohët e fundit ndaloi udhëtimet e fushatës madje vazhdoi komunikimet me video me mbështetësit në mitingjet e Pheu Thai.

Paetongtarn Shinawatra, e partisë Pheu Thai, bëri fushatë në stadiumin Thunderdome në Nonthaburi, të mërkurën.

Kush është Paetongtarn Shinaëatra? Pasardhësja politike që synon të bëhet Kryeministre e Tajlandës

Paetongtarn, e njohur si Ung Ing, renditet në dy preferencat e para për Kryeministre sipas sondazheve të fundit, të rritur nga popullariteti i emrit Shinawatra, i cili ruan një bazë besnike mbështetësish midis votuesve ruralë në veri dhe verilindje.

Partitë e lidhura me familjen kanë fituar shumicën e vendeve në çdo zgjedhje që nga viti 2001. Megjithatë, familja e saj kundërshtohet ashpër nga struktura ushtarake dhe është sulmuar vazhdimisht nga pushteti.

Thaksin u rrëzua nga një grusht shteti në vitin 2006, ndërsa motra e tij ish-kryeministrja Yingluck Shinawatra u detyrua të largohej nga detyra në vitin 2014.

Të dy jetojnë në mërgim për të shmangur akuzat ligjore.

Në rrjetet sociale të hënën, Thaksin shkroi: “Jam shumë i lumtur që kam nipin e shtatë… Të 7 nipërit kanë lindur ndërsa unë isha jashtë vendit. Kërkoj leje të kthehem dhe të rris nipërit e mi, sepse këtë korrik do të mbush 74 vjeç.”

Kandidatura e Paetongtarn ka rritur spekulimet se Thakin mund të kthehet në Tajlandë, duke shtuar frikën se mund të çoj në destabilitet. Gjatë viteve, ai ka folur shpesh për planet për t’u kthyer dhe në një intervistë të fundit me Nikkei Asia, një revistë lajmesh japoneze, ai tha se ishte i gatshëm të shkonte në burg nëse kjo do të thoshte se mund të kthehej me familjen e tij.

Thaksin u dënua në mungesë për çështje të lidhura me korrupsionin dhe do të përballej me një dënim me 10 vjet burg nëse do të kthehej, sipas mediave tajlandeze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy