Parandalohet vrasja e dyfishtë, pas sherrit 39-vjeçari tenton të vrasë çiftin e bashkëshortëve

Parandalohet vrasja e dyfishtë, pas sherrit 39-vjeçari tenton të vrasë çiftin e bashkëshortëve

Një vrasje e mundshme është parandaluar në Tiranë nga një efektiv i forcave “Shqiponja”. Ka qenë një 39-vjeçar i cili pas një konflikti me një tjetër person, ka tentuar që të shtyp me makinë këtë të fundit së bashku me bashkëshorten e tij.

Ngjarja e pazakontë ndodhi në bulevardin “Migjeni”. Taulant Mekollari 39-vjeç po tentonte të godiste me mjet shtetasin G. M 36-vjeç dhe bashkëshorten e tij.

Sapo ka parë incidentin në fjalë dhe përshkallëzimin e situatës, efektivi i “Shqiponjave” është afruar dhe ka nxjerrë armën për të neutralizuar Taulant Mekollarin i cili vijonte të ishte në makinë duke tentuar të shtypë G.M dhe bashkëshorten e tij.

Në ndihmë të punonjësit të “Shqiponjave” kanë mbërritur më pas edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të cilët kanë bërë të mundur prangosjen e Taultan Mekollari për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. M., 36 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje’’.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy