
26-vjeçari i cili u plagos nga shpërthimi në orët e para në mëngjesit në pallatin ky ai banonte në Elbasan ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Lajmin e bën me dije gazetarja Entela Duka e cila në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV, nga vendi i ngjarjes thotë se dy gratë të cilave i është vënë tritoli kanë dhënë shumë pak deklarime në polici.
I riu ka lënë intubimin, ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Është duke u ndjekur në Reanimacion nga bluzat e bardha ndonëse gjendja e tij vijon të jetë ende jo e stabilizuar. Fatmirësisht ka kaluar pjesën e rrezikut. Po ndiqet në Spitalin e Traumës.
30-vjeçarja jetonte me vajzën e saj. Ajo është në një proces divorci. Sipas burimeve të mia, ditët e fundit vajza ishte marrë nga babai i saj i cili jetonte në Itali. Mbrëmë kanë qenë të dyja motrat kur ka ndodhur shpërthimit. Shumë pak kanë folur për togat, duke theksuar se nuk e dinë pse ka ndodhur ngjarja, ose nuk kanë dashur të japin më shumë detaje.



