Shpërthim në zyrat e korporatës së naftës në Libi, dyshohet për 4 viktima

Shpërthim në zyrat e korporatës së naftës në Libi, dyshohet për 4 viktima

Një grup i armatosur ka sulmuar selinë e Korporatës Kombëtare të Naftës (NOC) në Tripoli të Libisë.

Forcat e sigurisë u përleshën me njerëzit e armatosur në ndërtesën më të rëndësishme në qendër të qytetit, ndërsa shpërthimet dhe armët e zjarrit mund të dëgjoheshin gjithë andej, thonë dëshmitarët.

Një zyrtar i sigurisë në vend tha se të paktën dy anëtarë të stafit dhe dy persona të armatosur janë vrarë gjatë sulmit.

Javën e kaluar, OKB njoftoi se një armëpushim midis milicive në konflikt ishte arritur në kryeqytet, shkruan BBC.

Një qeveri e mbështetur nga OKB është nominalisht në pushtet në Tripoli, por milicia zë pjesën më të madhe të pjesës tjetër të vendit.

Një anëtar i stafit, i cili tha se kishte dalë nga një dritare për të ikur, i tha agjencisë së lajmeve Reuters tre ose pesë persona të armatosur po qëllonin brenda ndërtesës dhe disa persona ishin plagosur.

Kryetari i NOC, Mustafa Sanallah, është evakuuar në mënyrë të sigurt, shtoi një dëshmitar i cituar nga Reuters.

Shërbimet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes për të trajtuar të plagosurit që vijnë nga ndërtesa.

"Numri i të vdekurve deri më tani janë dy të vrarë nga stafi i NOC dhe dy sulmues", tha Ahmad Ben Salim, zëdhënës i forcave të Forcës Speciale të Rrezikimit (Rada), sipas Reuters.

Nuk është ende e qartë se kush e ka kryer sulmin.

Sektori i naftës i Libisë, i cili është thelbi për ekonominë vendase, është ndërprerë në mënyrë të përsëritur nga dhuna që nga koha kur sunduesi Muamar Gadafi u rrëzua në vitin 2011.

Më parë këtë muaj, ka pasur përleshje mes grupeve rivale të armatosura.

Dhuna e fundit ka detyruar mijëra njerëz të ikin në qytete të afërta ose të kërkojnë strehim në pjesë të tjera të kryeqytetit, ndërsa shumë të tjerë mbeten të bllokuar brenda shtëpive të tyre.

Në maj, grupi i Shtetit Islamik pretendoi një sulm vdekjeprurës në zyrat e komisioneve kombëtare të zgjedhjeve në kryeqytet .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy