
Kreu i këshillit të ambasadorëve në Maqedoninë e veriut, Lupço Arsovski ka denoncuar parregullsitë në lidhje me emërimin e ambasadorëve, që sipas tij janë emërime politike dhe që kanë shkaktuar dëme financiare në buxhet. Nisur nga kjo, pritet që qeveria e Maqedonisë së Veriut të nisë reformën në shërbimin diplomatik.



