
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë dhe dhëndri i Donald Trump-it, Jared Kushner, në një intervistë për gazetën “Axios” mohon të ketë folur me presidentin për leje të sigurisë, një çështje, e cila është nën hetim.
Një komision i përfaqësuesve të Shtëpisë së Bardhë po heton nëse disa punonjës të Shtëpisë së Bardhë morën leje të sigurisë së nivelit të lartë për kundërshtimet e zyrtarëve në karrierë.
Ndër ta përfshihen edhe Kushner dhe bashkëshortja e tij, Ivanka Trump, kanë thënë burime të kongresit për Reuters.
Ivanka Trump tha në një intervistë për "ABC News" se ajo dhe Kushner nuk kanë marrë ndonjë trajtim të posaçëm në lidhje me lejet e tyre. Kurse Kushner ishte shprehur edhe më parë për "Fox News" se ai ishte pajtuar me të gjitha rregullat e etikës së qeverisë që kur filloi punë në Shtëpinë e Bardhë, pas fitores së zgjedhjeve të Trump 2016.
Në shkurt, gazeta “New York Times” citonte burime, ku thuhej se Trump-i kishte urdhëruar që Kushner-it t’i jepej leje e fshehtë, pavarësisht shqetësimeve të zyrtarëve.
Lejet e fshehta të sigurisë jepen vetëm pas kontrolleve të imtësishme dhe janë të nevojshme vetëm nëse një zyrtari të qeverisë i duhet informacion i sigurisë së lartë.
Dhoma e Përfaqësuesve, ku demokratët kanë shumicën, po heton për lejet e sigurisë për Trump-in, administratën, familjen dhe bizneset e tij. /Sipas EuroNews/



