Portofoli del jashtë loje/ Kartat e identitetit dhe patentat bëhen digjitale

Portofoli del jashtë loje/ Kartat e identitetit dhe patentat bëhen digjitale

Identity Credential është shërbimi që do të nxjerrë jashtë loje dy prej dokumenteve që mbajmë gjithmonë me vete.

Qualcomm dhe Google kanë prezantuar projektin, falë të cilit karta e identitetit dhe patenta bëhen elektronike. Ato do të kenë të njëjtën vlerë që kanë simotrat e tyre fizike, por smartfonët duhet të kenë teknologjinë 5G, në mënyrë që t’i suportojnë. Vendimin për përdorimin e kësaj risie duhet ta marrë qeveria e çdo vendi.

Shërbimi i ri do të jetë i disponueshëm me futjen në përdorim të Android R, sistemi i ri operativ që do të prezantohet vitin e ardhshëm.

Në këtë mënyrë, mundësia e përdorimit të smartfonëve si dokument identifikimi apo si patentë, në aeroporte apo në çdo rast kur kërkohet, pritet të jetë një opsion i destinuar vetëm për disa.

Megjithatë, “brenda vitit të ardhshëm parashikojmë se do të jenë të paktën 2 milionë abonentë në planet e reja tarifore për të shkuar në 2.8 miliardë njerëz të lidhur në teknologjinë 5G brenda 2025-s”, thotë Cristiano Amon, menaxheri i Qualcomm.

Në këtë mënyrë, njerëzit mund të çlirohen nga portofoli. Pas kalimit të pagesave online apo përmes smartfonëve, atyre nuk do t’u duhen as karta identiteti dhe patenta, çka e nxjerr jashtë funksionit portofolin që të gjithë sot mbajmë me vete.     / Corriere della Sera /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy