A po privatizohet stadiumi i Durrësit? Muka: Do ketë kulla dhe qendra komerciale. Dyshime për interesa okulte

A po privatizohet stadiumi i Durrësit? Muka: Do ketë kulla dhe qendra komerciale. Dyshime për interesa okulte

Anëtari i PD në Këshillin Bashkiak të Durrësit, Ardian Muka, tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se me propozimin e ri për ku flitet për një investim 65 milionë euro në stadiumin e qytetit, toka nuk do të jetë më në pronësi të shtetit, pasi në përqindje të caktuara i kalon privatit që do të kryejë financimin. Muka tha se stadiumi i ri mund të rinovohej pa patur nevojë për një investim nga privati, ku do të ketë ndërtim kullash dhe qendrash komerciale. Muka ngriti dyshime për interesa okulte nga qeveria dhe bashkia, duke qenë se projekti po kryhet me shpejtësi. 

“Në propozimin e ri vjen Korporata e Investimeve Shqiptare. Ndryshimi kush është, nëse në projektin e aprovuar nga këshilli bashkiak, ne kishim bashkinë si pronare të tokës, Fondi Shqiptar i Zhvillimit që zhvillonte pronën me fondet e tij, ku diskutoheshin 65 milionë euro investim, dhe investimi i mbetej bashkisë, pra 100 për qind shtetëror, me propozimin e ri që na erdhi dje nga bashkia diskutohej që Korporata e Investimeve Shqiptare, është një fond në pronësi të shtetit, por në marrëveshjen që lidhej mes MAS, Bashkisë Durrës, KOKSH-it, FSHF-së dhe Korporatës, do ishte një financues privat 100 për qind që do përzgjidhet në kuadër të një konkursi që kush do jepte përqindjen më të madh sa i përket zhvillimit që do bënte. 

Bashkia në bashkëpunim me Korporatën e Investimeve i jep një privati kundrejt një konkursi të drejtën e financimit 100 për qind të një projekti dhe ai do të marrë automatikisht një përqindje të caktuar mbi atë që është zhvillimi i ri. Nëse me Fondin Shqiptar të Zhvillimit toka ngelet 100 për qind shtet, në zhvillimin e ri toka i cakton në përqindje të caktuara, sipas tenderit që do bëhet, i kalon automatikisht pronarit. Ne e ngritëm si detyrim ligjor nga ana e Këshillit Bashkiak që vendimi duhet të kalonte me shumicë të cilësuar. 

Stadiumi është i vjetëruar, por shumë mirë mund të investonim për stadiumin, me 10-12 mijë vende, ndërkohë që investimi i propozuar ishte 65 milionë euro që shkonte për ndërtim kullash dhe qendrash komerciale, jo për atë që Durrësi ka nevojë, më shumë sipërfaqe sportive. Mund të krijohej një zonë sportive, pasi është sipërfaqe 8 hektarë. Kemi një projekt të aprovuar tashmë nga qeveria dhe është projekt agresiv, ku OK rikonstrukutohet stadiumi dhe bëhet i ri...

68 mijë janë sipërfaqe për shfrytëzim sportiv dhe tjetra s’ka lidhje me sportin. Dyshimet janë edhe për këtë zhvillim të ri, duke qenë se bëhet me turravrap, do ketë interesa okulte nga qeveria dhe bashkia. Sa i takon pjesës sportive, nëse do t’i pyesnin do kërkonin që kjo zonë t’i mbetej sportit dhe jo të mbillet me kulla dhe qendra rezidenciale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy