Kthjellime dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Kthjellime dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

 Masat ajrore të kthjellëta por të ftohta do të mbizoterojne kushtet e motit në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës, KU në zonat malore do ketë edhe ngrica . Ndersa pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash por sërisht mbete mot pa reshje në të gjithë vendin. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen sërisht ndjeshëm në vlerat minimale por rriten me 2 gradë në vlerat maksimale  duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 14 °C.

Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë max 45 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgë mbi 3  ballë.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme por të ftohta do të mbizotërojnë në republikën e Kosovës, ndersa në zonat luginore vihet re prezenca e mjegullës dhe ngricave në zonat ku janë prezente reshjet e dëborës. Mesdita dhe pasditja vijojnë me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme.

Maqedonia e Veriut

Moti në MV do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë pjesës së parë të ditës. Gjithashtu temperaturat e ajërit do të jenë të ulëta. Parashikohet që edhe pasditja e mbrëmja të mbeten në të njëjtat kushte atmosferike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy