Eksperti kontabël Jurild Hoxha thotë se informacioni i gjeneruar nga procesi i fiskalizimit dhe sistemi i ndërtuar nuk po shfrytëzohet siç duhet nga administrata tatimore.
Duke folur për emisionin “MCN Econony”, ai u shpreh se fiskalizimi ndihmoi në zbardhjen e skemave të mashtrimit me TVSH dhe se me të dhënat që merr nga raportimet, administrata tatimore mund të bëjë kontrolle në nivel sektorësh, po në nivel biznesi.
Hoxha deklaroi se përmes procesit të fiskalizimit, arrihet të gjenerohen pasqyra mujore apo disa mujore, duke dhënë informacion se cilat subjekte bëjnë evazion.
Fiskalizimi ka qenë një reformë transformuese, për ndryshimin e punës. Ka sjellë reduktim të punës manuale, por dhe saktësi të raportimeve të bizneseve. Por është shoqëruar dhe me rritje të kostove të biznesit.
Fiskalizimi i aplikuar në Shqipëri i vitit 2021 është pak i ekzagjeruar, i burokratizon burimet. Fiskalizimi ka pasur synim të raportonte më shumë mbledhje. Fiskalizimi i shtyn disa tatimpagues, që të paguajnë taksat dhe tatimet siç duhet.
Fiskalizimi nuk ka të bëjë me mbledhjen e borxheve, por me deklarimin. Për rritjen e borxheve ka një hallkë që mbledhja e deklarimeve tatimore nuk ka funksionuar në kohë. Ka çeduar mbledhja e detyrimeve nga tatimorët.
Fiskalizimi ndihmoi në zbardhjen e skemave të mashtrimit me TVSH. Me të dhënat që merr nga raportimet, administrata tatimore mund të bëjë kontrolle qoftë në nivel sektorësh, edhe në nivel biznesi.
Arrin të gjenerojë pasqyra mujore apo disa mujore, për të bërë pasqyra të caktuara, se cilat subjekte bëjnë evazion. Informacioni i gjeneruar nga procesi i fiskalizimit dhe sistemi i ndërtuar nuk po shfrytëzohet siç duhet nga administrata tatimore.



