Niveli i lartë i korrupsionit në vendin tonë, vijon të jetë pengesa kryesore për tërheqjen e investimeve të huaja. Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë i tha Zërit të Amerikës se problemet kryesore lidhen me monopolet dhe konkurrencën e pandershme. Sa i përket nismës për amnistinë fiskale, Enio Jaço shprehet i rezervuar për sa kohë që nuk ka ende një draft të hedhur për konsultim.



