Indeksi i Inovacionit 2018/ Bien SHBA-të, ngrihet Singapori

Indeksi i Inovacionit 2018/ Bien SHBA-të, ngrihet Singapori

SHBA-të dolën nga 10 vendet që kryesojnë listën në Indeksin e Inovacionit 2018 të përpiluar nga Bloomberg. Kjo është hera e parë që Amerika del nga dhjetëshja që prej 6 vitesh më parë, kur ka nisur ky rankim. Koreja e Jugut dhe Suedia kanë arritur të ruajnë pozicionet e tyre në krye të listës, përkatësisht e para dhe e dyta.

Indeksi i Inovacionit rendit vendet duke përdorur shtatë kritere bazë, mes të cilave shpenzimet e kërkimeve, zhvillimin dhe numrin e kompanive të teknologjisë së lartë.

Në indeksin e 2018-s, SHBA-të ranë me dy vende, nga i nënti në të njëmbëdhjetin.

Surpriza e këtij viti është Singapori, i cili kapërceu ekonomitë europiane si Gjermania, Zvicra dhe Finlanda, duke u renditur në vendin e tretë.

Koreja e Jugut mbetet për të pestin vit radhazi numri një i inovacionit të botë.

Samsung Electronics Co., kompania më me vlerë në vend, me kapitalizimin e tregut, ka marrë më shumë patenta amerikane në vitet 2000 sesa çdo firmë, përveç International Business Machines Corp. Smartfonët dhe pajiset e saj dixhitale kanë krijuar një rrjet furnizuesish dhe partnerësh koreanë, të ngjashëm me atë që Japonia zhvilloi rreth Sony Corp dhe Toyota Motor Corp.

Kina u ngrit me dy vende, për shkak të numri të madh të të diplomuarve në inxhineri dhe shkenca teknologjike si edhe për numrin e patentave të siguruara nga inovatorët si “Huawei Technologies Co”.

Japonia, një prej 3 vendeve aziatike në 10-she, u ngrit me një pikë, duke shkuar në vendin e gjashtë. Franca ka këmbyer vendet me SHBA-të, duke u ngjitur nga vendi i njëmbëdhjetë në të nëntin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy