
Në emisionin e sotëm në “Të Paekspozuarit”, në MCN tv, u fol edhe për strategjinë e opozitës për të takuar struktura të ndryshe të shoqërisë.
Duke aluduar në takimin e mëhershëm të kreut të PD-së, Sali Berisha me Bashkimin Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gëzim Kalaja, përmes skype, foli për takimin e Sali Berishës me krerët e disa sindikatave dhe thirrjen e tij për tu bashkuar në grevë.
Kalaja, tha se takimi ka qenë informues, pra për tu bërë me dije për strategjinë e PD-së rreth halleve të qytetarëve, por shtoi se ata pranojnë çdo parti për bisedime, madje edhe nëse i fton Rama.
Takimi me zotin Berisha ishte për të dëgjuar alternativat dhe strategjitë e PD, për daljen nga kriza dhe situata, që ka pushtuar Shqipërinë dhe vendet e tjera, për shkak të krizës energjetike, krizën në vend, rritjet e çmimeve, karburanteve, etj. Ishte një takim që e konsideroj shumë pozitiv.
Sindikatën mund ta thërrasë çdo forcë politike dhe ne nuk refuzojmë atë që na fton për bashkëpunim.
Ne jemi të gatshëm të ulemi në tavolinën e bisedimeve. Ne kërkojmë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës. Kryeministri të na dëgjojnë çfarë themi ne. As dëgjon dhe as nuk ka dialog.



