Çipi: Trump nuk ka qenë mik i Epstein, por e mbylli në mënyrë të turpshme dosjen e tij

Çipi: Trump nuk ka qenë mik i Epstein, por e mbylli në mënyrë të turpshme dosjen e tij

Kastriot Çipi tha në studion e emisionit “Arnautistan” të gazetarit Mustafa Nano se Donad Trump ka treguar që nuk ka qenë mik i Jeffrey Epstein, megjithatë mbylli në mënyrë të turpshme dosjen e tij. 

Sipas Çipit, nëse ka njerëz afër Trump të implikuar në këtë histori dhe ai për të mbrojtur qeverinë e tij mbyll listën kjo është e papranueshme

Trump ka mbyllur së fundmi para pak ditësh dosjen Epstein, në mënyrë shumë të turpshme dosjen e një kryepedofili dhe me shumë gjasë kryeagjentit të Mossad në SHBA. Trump tha nuk ekziston lista, nuk ekzistojnë videot e klientëve, ndërkohë që është thënë që ekzsitojnë. Pam Bondi ka thënë që i kam në tavolinë dhe janë të tmerrshme. 

Nuk e vë dot dorën në zjarr dhe të them nëse Trump është apo jo pjesë e listës.

Mendoj se Trump ka treguar që në mos nuk është pedofil të paktën nuk ka qenë mik i Jeffrey Epstein siç ka qenë Bill Gates me shokë. Nëse ka njerëz afër Trump të implikuar në këtë histori dhe ai për të mbrojtur qeverinë e tij mbyll listën kjo është prapë e papranueshme. 

Njerëzit kanë të drejtë kush është ky super pedofil që kapet, dënohet shumë lehtë, bën marrëveshje me shërbimet sekrete amerikane, pastaj bëhet super miliarder, nga një mësues matematike në shkollë të mesme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy