
Kambanat e dasmës po bien për Britney Spears.
Këngëtarja dhe i fejuari i saj, Sam Asghari, po martohen të enjten, sipas burimeve të TMZ. Dyshja do të zhvillojë një ceremoni intime me 100 persona të cilët janë miq dhe familjarë.

Gazeta raportoi se vëllai i Spears, Bryan, do të jetë i pranishëm, por prindërit dhe motra e saj Jamie Lynn nuk morën ftesa.

Burimet i thanë TMZ se ende nuk dihet se kush do ta shoqërojë yllin e popit, 40 vjeç, pasi detajet janë ende duke u planifikuar.

Në nëntor, Spears zbuloi se Donatella Versace do të dizajnonte fustanin e saj të nusërisë.



