Spitali i Lushnjes mes amortizimit dhe neglizhencës

Spitali i Lushnjes mes amortizimit dhe neglizhencës

Ditën e diel, më 7 qershor 2026, deputeti Sajmir Korreshi organizoi një protestë në Spitalin e Lushnjës për kushtet skandaloze të këtij institucioni.

Qytetarët e Lushnjës folën në protestë për gjendjen e spitalit, duke u shprehur se shumë njerëz humbin jetën rrugës për shkak të mungesës së shërbimeve të nevojshme spitalore. Ata theksuan se nuk ishin mbledhur për parti politike, por për shëndetin e tyre. 

Për të kuptuar më mirë këtë problematikë, Xhadat shkuan pranë Spitalit të Lushnjës dhe shohin se rrugët janë të shkatërruara, ndërsa bari dhe shkurret të japin përshtypjen e një gjysmë xhungle. Brenda ambienteve të spitalit kishte mbeturina të llojeve të ndryshme të grumbulluara vend e pa vend, si degë pemësh, mbetje të gjërave të konsumuara etj.

Ndërkohë, flota e ambulancave të spitalit ishte pjesërisht jashtë përdorimit dhe vetëm pak prej tyre funksiononin. Shumica kishin dalë jashtë funksionit, aq sa poshtë tyre kishte mbirë bar, gjë që tregon se ato nuk kishin lëvizur prej një kohe shumë të gjatë.

Për shkak të problematikës që mbart zona e Lushnjës me pacientët talasemikë, është e nevojshme që në spitalin e këtij qyteti të ketë një bankë gjaku rajonale, por kjo qendër ndodhet në një gjendje të tmerrshme. Duket se prej kohësh nuk është ndërhyrë për restaurimin e saj. Godina kishte lagështi, ndërsa ilaçet ishin lënë nëpër cepat e dhomave jashtë kushteve të përshtatshme të ruajtjes.

Brenda lavanderisë, gazetarët panë se gjendja e objektit ishte shumë e keqe. Ambientet ishin të mbuluara nga pluhuri dhe gëlqerja e rënë nga muret. Ndërsa rrobat e bardha të veshura nga gazetari dukeshin më të bardha se vetë çarçafët e spitalit.

Sajmir Korreshi tregoi për gazetarët se kjo problematikë ka shumë kohë që vazhdon. Sipas tij, nuk është një problem i kohëve të fundit, por një situatë që ekziston prej vitesh. Sa më shumë kalon koha, aq më problematike bëhet gjendja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy