Regjisori Kastriot Çipi tha në studion e emisionit “Arnautistan” të gazetarit Mustafa Nano se mes Hamasit dhe Izraelit nuk ka marrëveshje paqeje, por një armëpushim.
Sipas Çipit, palestinezët nuk duhet të jenë të lumtur pasi sipas planit 20 pikësh Izraeli do marri bregdetin e Gazës, resurset dhe akses në zonën ekonomike.
Dyshoj se Hamasi ka rënë dakord, të paktën për të 20 pikat.
Mediat që ndjek thonë që ka ende gjëra të paqarta, kemi vetëm armëpushim, por jo paqe.
Këtu nuk kemi të bëjmë me një marrëveshje paqeje dhe aq më pak palestinezët duhet të jenë të lumtur dhe të festojnë.
Në hartë ka një vizë blu që tregon që Gaza po humbet territor. Nuk e di pse duhet të jenë të kënaqur palestinezët që po humbasin akoma territor.
Pse duhet të dorëzohet Hamasi, të shkrihet si organizatë ndërkohë që Izraeli merr territor dhe merr bregdetin e Gazës që do të thotë merr resurset, merr akses në zonën ekonomike.
Nuk shoh afate në planin 20 pikësh.
Më tej, Çipi tha se Izraeli ka qenë një shtet terrorist që nga dita e parë e krijimit të tij.
Izraeli ka vijuar të jetë një shtet terrorist që nga dita e parë e krijimit të tij.



