
Gazetari Juli Simoni në një lidhje telefonike me MCN TV ka bërë me dije se ka rinisur numërimi i kutive të votimit në KZAZ nr.15 në Kurbin pas një ndërprerje që erdhi si pasojë e tensioneve të krijuara mes dy vëzhguesve të cilët janë përplasur me njeri-tjetrin duke u sharë dhe ofenduar për shkak të dy votave të kontestuara si të pavlefshme.
Është dashur ndërhyrja e poicisë për të normalizuar situatën dhe tashmë ka nisur numërimi i votave ku ka ngelur më pak se gjysma e kutive dhe shpresohet që të përfundohet procesi deri në mbrëmje.
Aktualisht deri tani në Kurvbin kryeson kandfidatja socialiste me një diferencë të vogël rreth 250 vota. Kanë mbetur kutitë e në Mamurras për tu numëruar ato që do vendosin dhe rezultatin final.
Ndërsa vlen të theksohet se për dy bashkitë e tjera Lezhë dhe Mirditë procesi numërimit ka përfunduar. Në Lezhë ka fituar Pjerin Ndreu me rreth 2 mijë vota në avantazh duke u konfirmuar për një mandat të dytë.
Ndërsa në Mirditë fiton Albert Bylyshi i opozitës, fitorja e tij ishte surprizë pasi arriti të thyejë një bastion të së majtës duke fituar me një diferencë prej më shumë se 1 mijë votash.



