PD drejt zgjedhjeve të pjesshme/ Pampuri: Kjo përçarje favorizon Ramën

PD drejt zgjedhjeve të pjesshme/ Pampuri: Kjo përçarje favorizon Ramën

PD sot në orët e pasdites zyrtarizon kandidatët e saj për zgjedhjet e pjesshme vendore, ndërkohë “Shtëpia e Lirisë” i është drejtuar KQZ, për t’u regjistruar si koalicion në zgjedhje me emrin Partia Demokratike-Komisioni I Rithemelimit.

Lidhur me ketë deputetja e PD-së, Oriola Pampuri, thotë për edicionin e lajmeve në “MCN tv” se kandidatët zyrtarë të PD-së, janë figura përfaqësuese të komuniteteve të të gjashtë bashkive.

Sipas Pampurit, kjo ndarje mes demokratëve është në favor të Ramës.

“Ajo që dua të them është se ne nisem një betejë për këto zgjedhje edhe pse erdhi krejt papritur dhe në një moment që i shërbente dikujt që e nxori si gurë shahu nga xhepi për të luajtur, por besoj se në çdo hap që hedhim, është një kundërshtar politik, ai është Edi Rama, dhe ne me atë merremi gjithë kohës, mazhoranca është ajo me të cilën bëjmë opozitë. Besoj se gjithkush e kupton që thirrja është bërë për një arsye të vetme dhe është nën favor të interesave të qytetarëve  dhe kur vëmendja shpërqendrohet në këto grupime, atëherë kjo do ti jepet në favor të Ramës. Rama duket sikur ky grupim i erdhi si ta kishte porositur.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy