
Në emisionin "Te Paekspozuarit" në MCN, analisti Andi Tela komentoi fjalët e Edi Ramës mbi krijimin e shtetit Bektashi. Ai theksoi se, ndërsa komunitetet e tjera fetare kanë përfaqësim, bektashizmi nuk ka askënd, dhe për këtë arsye ka nevojë për financim.
Tela shtoi se, megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të gjenden burimet financiare për këtë entitet.
Edi Rama tha një nga arsyet e krijimit të shtetit Bektashi është edhe fakti që nëse komunitetet e tjera kanë komunitet: myslimanët, katolikët, ortodoksët. Këta nuk kanë askënd. Kështu që prandaj po them në këtë pikëpamje, këta kanë nevojë edhe për financim. Do të jetë një mënyrë që burimet financiare për këtë entitet të gjenden, mënyrën se si do të gjenden mbetet për tu parë.



