Siç është rënë dakord mes Presidentes meksikane Claudia Sheinbaum dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që nga orët e para të ditës së djeshme qindra ushtarë të Gardës Kombëtare të Meksikës, janë dërguar në kufirin verior me synimin për të frenuar kalimin e emigrantëve dhe drogës drejt kombit fqinj.
Burimet zyrtare thanë se 10,000 anëtarë të forcave federale janë në kufi.
Në Baja Kaliforni janë dërguar 3,010 ushtarë, në Sonora 1,987, në Chihuahua 2,620, në Coahuila 1,017, në Nuevo León 623 dhe në Tamaulipas 743.



