
29 qershori festohet si një ditë ndërkombëtare për ruajtjen e lumit Danub, lumi më i madh europian pas Vollgës.
Lugina e Vermoshit, me 2 degët e saj, Lëpushës dhe Grebenit është pjesë e basenit të Danubit.
Baseni i lumit Danub shtrihet në 19 shtete, ku bën pjesë edhe zona veriperëndimore e Alpeve shqiptare.
Danubi vlerësohet si baseni më ndërkombëtar në botë dhe festimeve kushtuar Danubit iu bashkua edhe vendi ynë.
Në ditën ndërkombëtare të Danubit, kryeministri Rama ka postuar pamje të mrekullueshme nga lugina e Vermoshit. Me një postim në Facebook, Rama e konsideron luginën e Vermoshit mrekullinë e Alpeve shqiptare.
"Mirëmëngjesi dhe me luginën e Vermoshit, mrekullinë e Alpeve shqiptare, në ditën ndërkombëtare të Danubit si pjesë e 19 shteteve ku shtrihet baseni i këtij lumi të madh, ju uroj një ditë të mbarë.



