Mes lotësh, familja kërkon djalin e zhdukur 31 vite më parë

Mes lotësh, familja kërkon djalin e zhdukur 31 vite më parë

Emisioni “Rrëfimi Juaj” në MCN ka trajtuar këtë puntantë rrëfimin trishtues të familjes Mehalla në fshatin Mollas të Cërrikut.  Prej 31 vitesh nëna është në kërkim të djalit të saj të madh Agronit, i cili në moshën 17-vjeçare u largua drejt shtetit grek me një shpresë për një të ardhme më të mirë. Por ai asnjëherë nuk u kthye. 

Nëna e Agronit Sabire Mehalla me lot në sy shpreh dhimbjen e saj për djalin e humbur, dhe i quan personat që i morën të birin, kriminela. Ajo dyshon se djali i saj mund të jetë trafikuar nga personat që e morën në shtetin grek.

Janë kriminelë, jo mashtrues por direkt kriminelë. Të zhvasësh fëmijën e një familje që mezi e kam rritur! Është njeri, krijesë e Perëndisë. Atij të madhit ia kam lënë se nuk kam çfarë bëj! 31 vite, zemra ime herë them që e kam, shumë hera them ‘jo’, ma zhduku krimineli! Unë gjykoj ose i dha ndonjë thes droge e futi nëpër burgje. Ose ana tjetër, mund t’i ketë marrë ndonjë organ, ndonjë gjë”

Ndërsa tregon kontaktin e fundit me Agronin, ajo thotë se ai e gënjeu për largimin dhe u nis drejt Greqinë i pangrënë. Nëna i lutet të birit me lot në sy që të kthehet në shtëpi, nëse është ende në jetë.

Zemra e nënës këtë bukurosh asnjëherë nuk e ndan! I lutem shumë djalit tim, kudo nëse jeton, kudo që do dëgjojë zërin e nënës, të ngrejë një telefonatë. Të bëhet i gjallë për ne dy prindërit, se ne me ditë e kemi jetën tani. Agron ktheu për mamin, babin, 5 motrat që i le të vogla, janë bërë me familje, me fëmijë, me nipër dhe mbesa. Ke një familje të madhe o djalë, ktheu te mami!”.

Ndërkaq, vëllai i vogël i Agronit, Gazment Mehalla ka qenë vetëm 1 muajsh kur Agroni është larguar nga shtëpia. Edhe pse nuk e ka njohur kurrë, tërë jetën e ka kërkuar.

Ai ngre po ashtu dyshime te personat që e morën vëllanë e tij për në shtetin grek, të cilët sipas tij e dinë fatin e tij. Gazmenti tregon se në një moment vendosi t’i provokojë këta persona, duke u thënë se vëllai i tij u gjend, dhe ata reaguan duke u çuar menjëherë nga tavolina. Ai u bën thirrje personave që i morën vëllanë të thonë të vërtetën dhe të mos detyrojnë të kalojë në vetgjyqësi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy