Nisma Thurje shpall vendimin për pjesëmarrje në zgjedhje: Jemi të orientuar nga misioni, të zëvendësojmë të vjetrën me të renë

Nisma Thurje shpall vendimin për pjesëmarrje në zgjedhje: Jemi të orientuar nga misioni, të zëvendësojmë të vjetrën me të renë

Nisma Thurje shpalli sot zyrtarisht vendimin për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, si një alternativë e re kundër klasës politike 30 vjeçare.

Endrit Shabani dhe Pano Soko në një deklaratë para gazetarëve, sqaruan synimet e Nismës Thurje në këto zgjedhje, duke veçuar synimet e tyre për këshillat bashkiak dhe drejtimin e bashkive në qytetet kryesore të vendit.

Sipas tyre orientimi i tyre për këto zgjedhje është zëvendësimi i të vjetrës me të renë.

Ne mendojmë se ka ardhur koha që brezi i ri të marrë më shumë pjesë, kemi 3 dekada që dëgjojmë sesi ata do të sjellin ujë në 24 orë, sesi do të ndërtojnë tramvajin në qytet, porse kemi parë vetëm vjedhje e korrupsion, e kanë shpërfytyruar qytetin.

Nuk kemi ndërmend të presim më, kanë pasur kohë boll për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa, prandaj sot do të marrim më shumë përgjegjësi për drejtimin e këtij qyteti, na kanë marrë hapësirat publike, dhe e kanë bërë ehe më të vështirë të jetuarit në një ambient të përbashkët.

Sot qytetarët kanë një zgjidhje midis mashtruesve që premtojnë tramvaj në qytet, sot kanë zgjedhje midis një këshilli bashkiak që do të punoj për interesat e tyre dhe disa kukullave që ngrëne kartonin për të prishur qytetin.

Sot kanë mundësi të zgjedhin të vazhdojnë këtë agoni 30 vjeçare apo të ndryshojnë atë. 

Ne jemi të orientuar nga misioni, të zëvendësojmë të vjetrën me të renë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy