Bilanci për dy ditët e para të 2021-shit, 675 raste të reja me covid dhe 9 viktima në 48 orë

Bilanci për dy ditët e para të 2021-shit, 675 raste të reja me covid dhe 9 viktima në 48 orë

Në vendin tonë janë regjistruar 675 raste të reja dhe 9 viktima për 48 orët e fundit, konkretisht data 1 dhe 2 janar.


Sipas ministrisë së Shëndetësisë, në datën 1 janar janë kryer gjithsej 1858 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 407 qytetarë.


Në ditën e parë të 2021-shit kanë ndërruar jetë si pasojë e infketimit me Covid 5 qytetarë ndërkohë janë shëruar  304 qytetarë, ndërsa në 4 spitalet COVID u trajtuan 293 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë të intubuar.


Ndërsa nga të dhënat e 24 orëve të fundit rezulton se janë kryer 1025 testime, nga të cilat janë konfirmuar 268 raste pozitive dhe 4 viktima.


Në 24 orët e fundit janë shëruar 415 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,353 që nga fillimi i epidemisë.


Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

 


COVID-19 – Statistika (02 Janar 2021)

Testime totale            265,793
Raste pozitive             58,991
Raste të shëruara       34,353
Raste Aktive                23,448
Humbje jete                1190

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13602
Fier  1670
Shkodër   1305
Durrës  1162
Vlorë   969
Korçë    961
Lezhë  892
Elbasan 884
Berat  766
Gjirokastër 484
Kukës 409
Dibër  346

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy