Xhadat: Bashkitë iftar me tender në kohë fushate (VIDEO)

Xhadat: Bashkitë iftar me tender në kohë fushate (VIDEO)

Në fjalorin shqip fjala “iftar”, përshkruhet si darkë që hanë myslimanët pas agjërimit të ditës në kohën e ramazanit. Zakonisht ky vakt ofrohet për agjëruesit nga bamirësit. Por ndryshe po ndodh këtë Ramazan, ku duket se vendin e bamirësit e kanë zënë politikanët.

Emisioni Xhadat do të sjell sot rastin e dy institucioneve të cilat po bëjnë tender për këtë qëllim.

Bashkia e Hasit ka organizuar tenderin me objekt “Shtrim darke për Iftar, Qyteti Krumë”. Ftesa për ofertë mban firmën e titullarit, kryetarit të Bashkisë Has Liman Morina.

Sipas të dhënave që gjenden në dokumentat e tenderit darka e iftarit e cila do të shtrohet në një restorant në Krumë, do të ketë 250 të ftuar.

Në menunë e iftarit përfshihet gjelle me mish, sallatë e përzier, pilaf, ëmbëlsira dhe fruta, pije, pije freskuese dhe ujë .

Nuk dihet arsyeja se përse në menu krahas pijeve freskuese janë shënuar dhe pije, kur në darkë iftari nuk lejohen pije të tjera . Pijet alkolike në këto raste janë të ndaluara. 

Edhe Bashkia Lushnje, “Qendra kulturore dhe klubi i sporteve” ka shpallur tenderin me objekt Organizimi i Iftarit për Natën e Kadrit për  230 persona 

Pjata e pare: Sallatra te ndryshme domate, perime te zgares , te zjera , djathra etj . Pjata e dyte : Supe me mish (ku specifikohet mish vici) .Pjata e trete Mish jani. Pjata e katert : Rizoto me bërxollë vici Ushqime te tjera : byrek , revani , hallva, fruta te ndryshme , ujë , cola me gaz , ujë pa gaz , buke , brusketa etj .

Në kriteret e vendosura për përzgjedhjen e restorantit, thuhet se subjekti krahas kapacitetit për 230 persona duhet të ketë hapësira edhe për faljen e Namazit të darkës me rastin e Natës së Kadrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy