
Abuzimi me ushqimet gjatë festave të fundvitit është një fenomen i shpeshtë, i cili shoqërohet me probleme të ndryshme të tretjes.
Për këtë arsye, herbalisti Irfan Gjeçi, në një intervistë për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ka ndarë disa alternativa natyrale për lehtësimin e shqetësimeve të stomakut dhe zorrëve pas ushqyerjes së rëndë.
Sipas tij, problemet më të shpeshta lidhen me aparatin tretës, veçanërisht pas konsumimit të tepërt të ushqimeve gjatë festave.
Për këtë arsye, unë rekomandoj përdorimin e çajrave natyralë si xhenxheri, limoni dhe karafili, të cilët ndihmojnë në përmirësimin e tretjes.
Personat që konsumojnë shpesh kafe, duhan dhe alkool janë më të rrezikuar nga gastriti dhe irritimi i stomakut.
Stomaku është si një motor që duhet të ndizet me kujdes në mëngjes. Ushqyerja është gjithçka që konsumojmë gjatë ditës.
Për problemet me zorrët, rekomandohet shmangien e ushqimeve të rënda dhe abuzimeve ushqimore.
Për të reduktuar fryrjen e barkut, rekomandohet çaji i menexhikut, i cili konsiderohet një zgjidhje shumë efektive.
Një tjetër kurë e domosdoshme, sipas herbalistit, është përdorimi i sodës së bukës.
Një tjetër kurë e menjëhershme, është edhe përdorimi i sodës së bukës me pak limon, kripë dhe sheqer, e përgatitur në formë tretësire, e cila pihet menjëherë për lehtësim të shpejtë.
Pastaj kemi përfitimet e propolisit të bletës, duke theksuar rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm ndaj ushqyerjes. Qumështi i kombinuar me shafran dhe xhenxher ka efekt qetësues për stomakun, ndërsa ndihmon në balancimin e florës bakteriale.
Për personat që vuajnë nga problemet e tretjes, lule basami konsiderohet një bimë mjaft e dobishme, e përdorur në formë çaji ose ekstrakti. Po ashtu, soda e bukës e kombinuar me limon dhe mjaltë mund të përdoret si kurë e shpejtë për lehtësimin e shqetësimeve.
Për ata që vuajnë nga ulçera e stomakut, rekomandohet përdorimin e farës së zezë, ndërsa për relaksimin e aparatit tretës këshillohet vaji i farave të lirit.



