Sekretet si të dallojmë një kafe cilësore/ Specialistja e kafes tregon edhe si përgatitet kafja me vezë

Sekretet si të dallojmë një kafe cilësore/ Specialistja e kafes tregon edhe si përgatitet kafja me vezë

Në studion e “Zgjohu me MCN”, specialistja e kafes Anisa Peti ndau disa nga sekretet për një kafe cilësore, duke theksuar se kafja nuk është vetëm një pije, por edhe një ritual i përditshëm, një moment reflektimi dhe pjesë e rëndësishme e kulturës sonë sociale.

 

Gjatë bisedës ajo demonstroi edhe mënyrën e përgatitjes së kafes me vezë, një pije tradicionale vietnameze shumë e njohur në veri të Vietnamit.

 

Kjo kafe përgatitet duke rrahur të verdhën e vezës me qumësht të kondensuar derisa të krijohet një krem i trashë dhe i ajrosur. 

Ky krem vendoset sipër një kafeje të fortë të sapo përgatitur, duke krijuar një pije të ëmbël, kremoze dhe shumë aromatike.

Është një kafe që të jep energji, pasi përmban proteina nga veza dhe qumështi i kondensuar. 

 

Ekspertja u ndal edhe te kultura e konsumit të kafes në Shqipëri, duke theksuar se shqiptarët vetëm vitet e fundit kanë filluar të kuptojnë më mirë cilësinë e kafes.

 

Dikur pinim kafe shumë të hidhur dhe mendonim se ajo ishte e mirë, por në fakt nuk ishte gjithmonë cilësore. Sot tregu ka ndryshuar dhe njerëzit janë më të informuar. 

Ekziston edhe një mit i përhapur për kremin e kafes. Shumë njerëz mendojnë se një kafe është e mirë vetëm nga kremi sipër, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

Kemi dy lloje kryesore të kafes- Arabica është një kafe më e lehtë, më aromatike dhe më cilësore, por përmban më pak kafeinë. Robusta është shumë më e fortë dhe përmban më shumë kafeinë.

Njerëzit që konsumojnë shumë kafe gjatë ditës shpesh pinë filxhanë të vegjël, të cilët në total mund të barazohen me disa kafe normale.

Ndërsa sa i takon ndryshimit mes espresso dhe kapuçinos, unë them se baza është e njëjtë, espresso, ndërsa kapuçino është thjesht espresso me qumësht.

Këto shpikjet e reja me kafen janë bërë edhe për trend dhe për të tërhequr vëmendje. Por në fund të ditës, kafja duhet të pihet ashtu siç është. 

 

Sipas specialistes, edhe ngjyra e kafes tregon shumë për cilësinë e saj. Nëse kafja është shumë e errët dhe e zezë, shpesh do të thotë se është djegur gjatë pjekjes dhe shija e saj do të jetë e hidhur dhe jo cilësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy