Kurti Borellit: Dialogu me Serbinë duhet të rishikohet dhe rivlerësohet

Kurti Borellit: Dialogu me Serbinë duhet të rishikohet dhe rivlerësohet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë pas takimit të sotmëm më Josep Borrellin, Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, se ka ka shprehur qëndrimin se dialogu me Serbinë duhet të rishikohet dhe të rinisë.

“Diskutim i frytshëm sot me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell në vizitën e tij të parë në Kosovë. Theksova se dialogu i lehtësuar nga BE-ja duhet të rishikohet dhe të rinisë. Bashkimi Evropian është një fuqi për të mirë dhe mbetet i domosdoshëm për të ardhmen e rajonit”, ka shkruar Kurti në Twitter pas takimit të përfaqësuesve të partive në Kosovë me Borrellin.

Në vizitën e parë në Kosovë, Borrell theksoi se çelësi i suksesit në dialogun Kosovë – Serbi është në duart e të dy vendeve për të gjetur pajtimin. Ai po ashtu tha se BE-ja pret formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re të Kosovës.

Nga zyra për media e Vetëvendosjes, për TvT, i kanë qëndruar kësaj deklarate, ndërkohë që pos kësaj, sipas tyre, nuk ka pasur një takim të veçantë Borrell-Kurti.

Kurti më vonë gjatë ditës së sotme pritet të takohet me përfaqësues të minoriteteve, përfshirë ata të minoritetit serb.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy