
Qyteti port jugor i Odesës është sulmuar me raketa. Këtë lajm e bëjnë me dije zyrtarët lokalë ukrainas.
Sipas agjencisë së lajmeve UNIAN të Ukrainës një ndërtesë banimi shumëkatëshe është dëmtuar.
Një sulm me raketa u nis në Odesa. U goditën objektet e infrastrukturës. Mos shpërndani foto dhe video, mos ndihmoni armikun. Informacioni është duke u sqaruar.
Odesa është sulmuar dhe më parë nga forcat ruse, por shumë më pak se qytetet e tjera.
Gjeneral Major Rustam Minnekaev, komandanti në detyrë i Qarkut Ushtarak Qendror të Rusisë, tha se kontrolli mbi jugun e Ukrainës do t'u jepte forcave ruse akses në Transnistria, një shtet separatist në Moldavi.



