Kushtet e qëndrueshme të motit do të dominojnë në të gjithë territorin e Shqipërisë duke bërë që kthjellimet të jenë prezent. Gjatë orëve të mesditës do të shfaqen kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin.
Po ashtu edhe pasditja do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët në bregdet ndërsa zonat malore do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.
Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të bien sërish gjatë orëve të mëngjesit duke lënë të pandryshueshme vlerat e mesditës.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.



