Dorëhiqen krerët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës

Dorëhiqen krerët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës

Krerët e komunave në veri të Kosovës janë dorëhequr. Siç raporton Danas, pas dorëheqjes së kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, janë dorëhequr edhe kryetarët e Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, së bashku me këshilltarët komunalë.

Vendimi erdhi pas njoftimit të Listës Serbe për tërheqjen nga institucionet e Kosovës.

Si rezultat një numër i pjesëtarëve serbë të policisë i zhveshën uniformat duke treguar kështu refuzimin e institucioneve në Prishtinë.

Ndërkohë, sot në orën 12:00 në Mitrovicën e Veriut do të mbahen një protestë e organizuar nga Lista Serbe.

Kjo e fundit kërkon: Anulimin e vendimit për targa, formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe vendosjen e një komandanti serb në veri.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy