Përgatiste heroinë dhe kanabis për shitje në banesën e tij, pranga të riut në Vlorë

Përgatiste heroinë dhe kanabis për shitje në banesën e tij, pranga të riut në Vlorë

“Prepare” u kodua një operacion i policisë së Vlorës, për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi N. G., 33 vjeç, banues në lagjen “29 Nentori”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 82 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 12 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike dhe më pas i përgatiste në doza, në banesën e tij, me qëllim shitjen e tyre.   

Aktualisht po punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy