Opozita sot sërish në shesh për protestën e radhës

Opozita sot sërish në shesh për protestën e radhës

Opozita kthehet sot sërish në protestë para Kryeministrisë prej orës 18:30.

Vendimi për mbajtjen e protestës së pestë kombëtare, erdhi pas një mbledhje urgjente të mbajtur nga strukturat drejtuese të PD-së dhe aleatët mesnatën e të shtunës.

Në protestat e fundit dhuna ka qenë e pranishme dhe ka detyruar punonjësit e kryeminitrisë që të mbyllin me llamarina hekuri dhe dyert dhe dritaret në pjesën ballore të saj.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një videomesazh mbrëmë ku i bën thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës së sotme në orën 18:30.

Asnjë hap pas, shkruan Basha, ndërsa në mesazh thuhet se shpresa është ndezur.

“Asgjë nuk i ndal shqiptarët që luftojnë për liri, për standardet evropiane. Shpresa është ndezur! Pushteti i krimit nuk e fik dot më, sot jemi më të fortë se kurrë. Asnjë hap pas kundër krimit kundër dhunës për Shqipërinë si gjithë Evropa”, thuhet në videomesazhin e publikuar nga Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy