Kryeministrja daneze, takime me liderët e BE-së për të shpëtuar Groenlandën nga Trump-i

Kryeministrja daneze, takime me liderët e BE-së për të shpëtuar Groenlandën nga Trump-i

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen do të takojë sot liderët kryesorë në mbarë Evropën, në atë që shihet si një përpjekje për ta shpëtuar Groenlandën nga “kthetrat” e Donald Trump.

Presidenti i sapo inauguruar i SHBA-së është fiksuar gjithnjë e më shumë te ishulli arktik dhe nuk ka përjashtuar qartë përdorimin e forcës ushtarake ose detyrimit ekonomik për ta marrë atë nga Danimarka.

Frederiksen do të takohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, Presidentin francez Emmanuel Macron në Paris dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Bruksel, gjatë një dite të “stuhishme” të diplomacisë ndërkombëtare, ndërsa Trump kërcënon të përmbysë arkitekturën e sigurisë. 

"Danimarka është një vend i vogël me aleanca të forta. Dhe pjesë e një komuniteti të fortë evropian, ku së bashku mund të trajtojmë sfidat me të cilat përballemi”, u shpreh sot Frederiksen.

Javën e kaluar “Financial Times” raportoi se Frederiksen dhe Trump kishin shkëmbyer një telefonatë 45-minutëshe me tone të ashpra për Groenlandën, e cila ka qenë një territor danez që nga viti 1953.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy