
Një sherif është vënë në qendër të kritikave lidhur me sulmin me armë ndodhur pasditen e së martës në Atlanta, ku tetë persona humbën jetën në tre qendra masazhesh të ndryshme, gjashtë prej viktimave ishin gra dhe me origjinë aziatike. Sherifi u shpreh për autorin, një 21-vjeçar, se i kreu sulmet pasi ‘po kalonte një ditë të keqe’.

"Ai ishte mjaft i mërzitur. Dje ishte një ditë vërtet e keqe për të dhe kjo është ajo që bëri”, tha kapiteni Jay Baker, zv/sherif në Gjeorgji.

Ai tha gjithashtu se i dyshuari, Robert Aaron Long, kishte "kuptuar peshën" e veprimeve të tij kur u mor në pyetje nga hetuesit mëngjesin e së mërkurës.

Sidoqoftë, deklarata e tij për "ditën e keqe" indinjoi mediat sociale. Disa e etiketuan atë si një përpjekje për të "humanizuar" të akuzuarin. Incidenti i të shtënave vjen mes vazhdës së krimeve në rritje kundër aziatikëve në SHBA.

Po ashtu në vëmendje të rrjetit doli një postim në Facebook më 30 mars të 2020-s, ku Baker promovoi shitjet e një bluze anti-aziatike, e cila i bëri jehonë retorikës së presidentit të atëhershëm në detyrë Donald Trump, pasi iu referua koronavirusit si një "virus i importuar nga Kina".

Lexo edhe:



